Segmenti i mbetur i pa asfaltuar në rrugën “Muharrem Fejza” është asfaltuar sot me shtresën e parë. Për këtë shkak, i njëjti segment, ka qenë i mbyllur prej dy ditësh.
Punimet në rrugën “Muharrem Fejza” kanë nisur prej një viti ndërsa banorët në vazhdimësi kanë shprehur pakënaqësi me ritmin e ngadaltë të punimeve.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, javë më parë, ishte në këtë rrugë ku prezantoi planin dinamik të punimeve dhe u zotua se gjithçka do të përfundojë në këtë rrugë deri në ditët e para të muajit maj.
Banorët kanë shprehur disa pakënaqësi edhe me asfaltimin e sotëm duke thënë se po iu vështirësohet qasja në rrugën “Muharrem Fejza” nga rrugët lidhëse.
“Ne nuk e nisim lojën me portierin” – Sime...
Macron, bisedë telefonike me Trump dhe Pezeshkian: Pranimi i...
Mësohet arsyeja e zëvendësimit të hershëm të Pedrit
27 vite nga rënia e 28 dëshmorëve e 32 martirëve të luftës t...
Sot Dita e Kushtetutës së Kosovës
27 vjet nga Beteja e Koshares