Policia e Kosovës ka arrestuar pasditen e sotme drejtoreshën për regjistrim civil në veriun e Mitrovicës.
Policia në Mitrovicë ka thënë për Agjencinë e Lajmeve Kosovapress se Sllavica Generalloviq , shtetase e Kosovës me përkatësi serbe është arrestuar nga njësia e Autokrimeve rajonale në bazën e dyshimeve se e njëjta ka keqpërdorur pozitën dhe autoritetin zyrtar si dhe e njëjta dyshohet të ketë pranuar aplikacione për regjistrime të falsifikuara për qytetarët që nuk figurojnë të regjistruar në librat amzë si shtetas të Kosovës
Ndaj të dyshuarës është caktuar masa e ndalimit policor.
Ka rifilluar procesi i verifikimit të rezultateve
Kisha në Amsterdam shkatërrohet nga zjarri në natën e Vitit ...
Zjarri në resortin e skive në Zvicër që la dhjetëra të vdeku...
Nesër i jepet lamtumira e fundit ish-kryeparlamentarit, Nexh...
Osmani shpreh ngushëllime për viktimat në Zvicër
Kurti: KEK-u po prodhon me kapacitet maksimal