Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku e ka uruar klubin e futbollit Fc Prisntina me rastin e shpalljes kampion i Superligës së Kosovës pas fitores me rezultat 2-1 ndaj Gjilanit.
Përveç Prishtinës, Abdixhiku e ka uruar edhe Kf Llapin që ditë më parë fitoi Kupën e Kosovës në futboll.
“Ditë më parë KF Llapi fitoi për herë të parë Kupën e Kosovës. Sot FC Prishtina u shpall kampion i Superligës, për t’iu rikthyer titullit pas 8 viteve pritje. Kështu u përmbyll edhe një sezon i vështirë i futbollit kosovar.”, ka shkruar fillimisht në statusin e tij në “Facebook” kryetari i LDK-së.
“Të dy ekipeve, lojtarëve, trajnerëve, udhëheqësve e tifozëve në veçanti – atyre që u japin shpirt përballjeve të përjavshme në vend – i uroj për sukseset respektive këtë vit; me shpresë shumë që emrin e Kosovës ta bartin me krenari në përballjet evropiane.”
Në fund Abdixhiku ka thënë se sport, e ne veçanti futbolli është promotori kryesir i vendit dhe se për shkak të kësaj duhet t’i kushtohet vëmendje e madhe nga institucionet e Republikës së Kosovës dhe di mbështetje e madhe financiare poashtiu.
“Në çdo përballje jashtë, sporti – futbolli në veçanti – vazhdon të mbetet promotori kryesor i vendit tonë. Asgjë s’i afrohet. Asgjë! Si i tillë, i njëjti meriton vëmendjen më të lartë institucionale e financiare të Kosovës. Në këtë përpjekje do të jemi bashkë të gjithë.”, ka thënë ai.
Oficeri i FSK-së kryen me sukses trajnimin e këmbësorisë, vl...
Rama takon Whitakerin: Prioritet i përbashkët, forcimi i mar...
Haxhiu: Në jetën dhe veprën e Rexhep Qosjes, fjala shqipe gj...
Murati nënshkruan udhëzimin: Arkat fiskale bëhen digjitale d...
OVL-UÇK mirëpret procedimin e ligjit për UÇK në javën tjetër
Burgim i përjetshëm për dy terroristët e Banjskës, Hoxha: Ta...