Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, priti sot në takim kryetarin e Asociacionit të Komunave të Kosovës, Naim Ismajli, i shoqëruar nga anëtarët e AKK-së, Agim Veliu e Muharrem Sfarqa, si dhe drejtori ekzekutiv, Sazan Ibrahimi.
Kryeministri Mustafa theksoi përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të përkrahur pushtetin lokal në Kosovë, duke pas parasysh rëndësinë që kanë komunat për përmirësimin e jetës së qytetarëve, duke qenë ofrues të drejtpërdrejtë të shërbimeve.
Kryeministri Isa Mustafa theksoi mbështetjen e Qeverisë edhe për adresimin e akteve ligjore, të cilat do të avancojnë pushtetin lokal në aspektin e financave, zhvillimit ekonomik, vendimmarrjes si dhe ofrimin e shërbimeve më kualitative për qytetarët.
Kryetari i AKK-së, Naim Ismajli, vlerësoi mbështetjen e Qeverisë, duke theksuar angazhimet e AKK-së për avancimin e proceseve që lidhen me komunat e Kosovës.
Ismajli, po ashtu, kërkoi përfshirje më të madhe të AKK-së në proceset që lidhen me miratimin e akteve legjislative si dhe proceset vendimmarrëse për të reflektuar qëndrimet e komunave të Kosovës.
Pacolli: Drejtësia vjen edhe kur rruga duket e gjatë dhe e e...
Kreshnik Ahmeti emërohet zëvendësministër i Punëve të Jashtm...
Sekuestrohet kokainë në një lokal në Kukës, arrestohet prona...
Milani merr vendim rreth të ardhmes së Luka Modricit
Sekuestrohen mbi 25 kg ari në Pejë, evidentohen shkelje të s...
Maqedonci diskuton bashkëpunimin ushtarak me Kroacinë dhe Sh...