Nëntë familje me rreth 70 anëtarë janë evakuar sonte nga lagjia “Shotë Galica” në Brekoc të Gjakovës, pasi shtëpitë e tyre janë konsideruar si të rrezikuara nga përmbytjet eventuale si pasojë e reshjeve të pandërprera të borës dhe shiut.
Sipas njoftimit të Komunës së Gjakovës, për vlerësimin e gjendjes dhe mundësimin e evakuimit janë përkujdesur anëtarët e komisionit komunal, të formuar sot nga kryetari i komunës Ardian Gjini, e të cilët gjatë tërë ditës kanë qëndruar në teren, në vlerësim dhe sanim të situatës së krijuar mëngjesin e sotëm.
Sipas informatave nga anëtarët e këtij komisioni, rreth 70 banorët e evakuuar, prej sonte do të strehohen përkohësisht në ambientet e Aeroportit të Gjakovës, vend ky i cili plotëson të gjitha kushtet për një jetë normale.
Për transportin, vendosjen e tyre, ushqimin dhe pajisjet tjera të nevojshme është përkujdesur komuna e Gjakovës, ndërsa nuk ka munguar edhe përkrahje e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, të cilët po ashtu kanë kontribuar në strehimin e këtyre familjeve. Ndërsa për nesër është paraparë edhe një vizitë rutinore shëndetësore nga ekipet e QKMF-së së Gjakovës.
Ndryshe, ekipet komunal të të gjitha niveleve vazhdojnë të jenë në gjendje gatishmërie dhe të përgatitur për secilin intervenim të mundshëm në rast të përkeqësimit të situatës./Arbresh.info/

Mabetex Invest sjell Green Coast Hills në Palasë, adresën e ...
Rama për “Paketën e Maleve”: U krijua nga problemet e ligjit...
AAK: Mungesa e rezultateve në qeverisje, po e shtyn vendin d...
Kos thotë se ka zhvillime “inkurajuese” lidhur me pesë shtet...
Haaland komenton rastin me mbrojtësin e Arsenalit: Gabriel d...
Izraeli dhe Libani do të rifillojnë bisedimet e paqes të enj...