Sot bëhen 20 vjet nga masakra e Rezallës, ku nga ushtria dhe policia serbe u ekzekutuan 98 shqiptarë, banorë të Rezallës dhe fshatrave përreth, nga të cilët 44 ishin të zhdukur.
Më 5 prill të vitit 1999 serbët rrethuan shtëpitë e këtyre familjeve dhe pushkatuan pothuajse të gjithë, kryesisht burra e djem të rinj.
Kjo masakër konsiderohet si një ndër masakrat më të pamëshirshme gjatë konfliktit në Kosovë. Nga masakra e Rezallës vetëm tre kanë shpëtuar të gjallë.
Në kujtim të të rënëve nga kjo masakër, sot prej orës 09:00 krerët më të lartë të vendit do të bëjnë homazhe Kompleksi Memorial i Dëshmorëve në Rezallë. Ndërsa, prej orës 12:30 nën patronatin e presidentit Hashim Thaçi mbahet akademi përkujtimore në Teatrin Kombëtar të Kosovës.
Përfundojnë bisedimet e fazës së parë ShBA-Iran
Vjosa Osmani merr pjesë në varrimin e babait të Albulena Hax...
Trump: Po fillojmë procesin e pastrimit të Ngushticës së Hor...
Gazetari shqiptar që vepron në Amerikë: Kjo ishte historia m...
Kurti me deputetë e ministra të VV-së të pranishëm në varrim...
Ka filluar takimi i shumëpritur mes SHBA-së dhe Iranit