Numri i rasteve aktive në Kosovë është 6815 dhe Prishtina është komuna që ka më së shumti raste.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në 24 orët e fundit nga 9.169 testime, 1.370 persona kanë rezultuar pozitivë, ndërsa janë shëruar 47 persona.
Në total numri i rasteve aktive është 6.815, ku prej tyre prin komuna e Prishtinës me 1324, pasuar nga Gjilani me 636, Ferizaj 613 raste, Gjakova 501, Peja 445, Prizreni 330, Fushë Kosova 315, Podujeva 300, Mitrovica 299, Klina 282, Lipjani 232, Rahoveci 212, Vitia 186, Drenasi 148, Kamenica 126, Vushtrria 120, etj.
Që nga fillimi i pandemisë me koronavirus në Kosovë kanë vdekur 2.280 persona, janë infektuar 115.151, ndërsa janë shëruar 106.056. Deri më tani janë testuar 953.794 persona.

Shqiptari befason sigurinë italiane, arratiset për herë të k...
“E dhimbshme ta humbasësh titullin për dy pikë” – Vers...
Shpërthimi i ‘etheve afrikane të derrave’ në Spanjë mund të ...
Ardian Kastrati i bashkohet AAK-së, garon për deputet
Veç gjashtë parti kanë dorëzuar listat me kandidatë për depu...
“Makazze” shkruan histori, NAVI siguron play-offin