Këshilli Organizativ i Protestës në MKRS ka njoftuar se nga sot do të jenë grevë.
Greva mbahet për të kundërshtuar vendimin e ministrit në detyrë të Administratës Publike, Mahir Yagcilar, që objekti i MKRS-së, t’i jepet Presidencës.
Zyrtari i lartë ligjor në MKRS, Bislim Bislimi ka njoftuar greva do të zgjasë deri në momentin kur të rivendoset kjo çështje nga Qeveria e Kosovës. Sipas tij, lokacioni ku ndodhet kjo ndërtesë e pamundëson akomodimin e Presidencës, për çka shpenzimet që do të bëhen sipas tij janë keqpërdorim i parasë publike.
Këshilli Organizativ i Protestës në MKRS, po ashtu do të paraqesë kallëzim penal ndaj ministrit në detyrë të Administratës Publike, Mahir Yagcilar.Ky i fundit të mërkurën mori vendim që në objektin e MKRS-së të zhvendoset Zyra e Presidentit./arbresh.info/
Franco Foda: Turqia ekip i fortë, por gjasat janë 50-50
Kurti për zgjedhjen e presidentit: Do t’i ftoj për takim kry...
Kuvendi i Shqipërisë sot në seancë plenare, diskutime për çë...
Irani kreu mbi 5000 sulme ndaj bazave amerikane në vendet ar...
Sekuestrohen 20 motoçikleta nё Pejё
“Pas Pavarësisë do të jetë lumturia më e mirë e shtetit tonë...