Kompania e Ujësjellësit Rajonal ”Prishtina” sh.a. njofton të gjithë konsumatorët në zonën e shërbimit, se ka bërë të gjitha përgatitjet teknike në sistemin e rrjetit të ujësjellësit, që t’u sigurojë atyre furnizim të rregullt me ujë të pijshëm në natën e ndërrimit të mot moteve.
Ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit do të jenë në shërbim të qytetarëve 24 h ( tel. 044/520-270) pandërprerë, në rast të paraqitjes së ndonjë avarie serioze, që mund të shkaktojë ndonjë çrregullim në sistemin e furnizimit me ujë të pijshëm.
Reduktimet e planifikuara teknike që rezultojnë me ndërprerje uji zakonisht rreth orës 23:00, sonte nuk do të jenë prezente, thuhet në njoftimin e Kompanisë.
Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë, institucionet: Je...
Sonte ndërrohet ora
Trepça nënshkruan kontratë mbi 25 mijë euro për furnizim me ...
Tronditëse: Foshnja 5-muajshe dërgohet pa shenja jete në Urg...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...