Zëvendës ndihmës sekretari i Shtetit, Matthew Palmer është deklaruar lidhur me procesin e dialogut Kosovë-Serbi.
Ai sipas mediave boshnjake citohet të ketë thënë se Shtetet e Bashkuara mbështesin procesin e udhëhequr nga BE, i cili duhet të çojë në një normalizim gjithëpërfshirës të marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës, i cili në rastin ideal do të kishte njohjen reciproke në thelbin e saj, shkruan Arbresh.info.
“Të flasim për shkëmbimin e territoreve dhe disa aspekte të tjera të mundshme të marrëveshjes, do të ishte një shpërqendrim nga qëllimi thelbësor i Beogradit dhe Prishtinës që punojnë për krijimin e një rruge drejt normalizimit. Ne e mbështesim atë proces”, tha Palmer.
Ndeshje e çmendur: Parisi e fiton aktin e parë gjysmëfinal n...
Edhe dy orë deri në përfundimin e afatit kushtetues
Çfarë mbrëmje magjike në “Parkun e Princave”, Bayerni i rikt...
Pas humbjes në Hungari, Orban ofron dorëheqje edhe nga kreu ...
Parashikimi i motit për të mërkurën
Parisi me dy gola të shpejtë ndaj Bayernit