Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ftuar për nesër nga ora 10:00 takimin inaugurues të Këshillit për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut.
Në kuadër të edicionit të parë të Samitit për Demokraci të organizuar nga presidenti i SHBA-së, Joe Biden, institucionet e Kosovës kanë marrë një sërë zotimesh drejt avancimit të demokracisë në Kosovë.
Përmes këtyre zotimeve, institucionet e vendit janë angazhuar për luftim të korrupsionit, mbrojtje nga autoritarizmi dhe avancim të të drejtave të njeriut.
Këshilli për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut është formuar nga presidentja Osmani dhe ka rolin e mekanizmit përgjegjës për udhëheqjen dhe garantimin e mbarëvajtjes së punës së të gjitha institucioneve, të cilat janë përgjegjëse për përmbushjen e zotimeve të prezantuara në Samitin për Demokraci./arbresh.info/
Disa të rinj shpallen në kërkim, për grabitje në Prishtinë
Sonte luhen gjysmëfinalet e kthimit në Kupën e Kosovës
Kupa e Kosovës vazhdon sot me dy ndeshje, vëmendja në Prisht...
Vazhdon gjykimi ndaj Naim Murselit i dyshuar për vrasjen e L...
Tirana, qendra e dialogut rajonal, mbahet në 18 shkurt Minis...
E konfirmon Policia: 59-vjeçari bie në bunar, nxirret pa she...