Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Bruksel, u takua sot me presidentin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, komisionerin e BE-së për Migrim, Çështje të Brendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avramopoulos dhe eurodeputetin Elmar Brok, njoftoi zyra e shtypit e Kryeministrisë.
“Gjatë takimeve të kryeministrit Mustafa, ku ishin të pranishëm edhe zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministër i Jashtëm, Hashim Thaçi, dhe ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, temë qendrore ishte përmbyllja e procesit të liberalizimit të vizave dhe proceset tjera integruese evropiane të Kosovës.
Kryeministri Isa Mustafa i njoftoi për progresin në Kosovë, për përkushtimin e plotë të Qeverisë në proceset integruese evropiane dhe për zhvillimin ekonomik e social të vendit.
Duke folur për angazhimin e Qeverisë së Kosovës për avancimin e proceseve integruese evropiane pas nënshkrimit dhe ratifikimit në Kuvendin e Kosovës të MSA-së, kryeministri Mustafa, theksoi rëndësinë që ka për Kosovën vendosja e marrëdhënieve kontraktuale ndërmjet BE-së dhe Kosovës.
Kryeministri Isa Mustafa, po ashtu, theksoi nevojën e liberalizimit sa më të shpejt ë të vizave për qytetarët e Kosovës, duke kërkuar përkrahje për Kosovën në këtë proces.
“Kosova i ka përmbushur kriteret e nevojshme dhe qytetarët e Kosovës, tashmë, kanë mbetur të vetmit në rajon që nuk kanë mundësi të lëvizin të lirë në vendet e BE-së. Ne jemi të bindur që qytetarët e Kosovës do të lëvizin lirshëm, pa viza, në vitin 2016”, theksoi kryeministri Mustafa, duke kërkuar përkrahje për realizimin e kësaj të drejte për qytetarët e Kosovës.
Gjatë takimeve, është biseduar edhe për çështjet e tjera aktuale në Kosovë”, thuhet në komunikatë.
Macron: Qëndrojmë me Ukrainën dhe Danimarkën, kërcënimet me ...
Kurti u prit sot në Gjilan nga anëtari i lartë i PDK-së
Benita shpërthen ndaj banorëve pas takimit me Endrin: Nëse k...
Trump fton Erdoganin t’i bashkohet Bordit të Paqes për Gazën...
Rama thotë se është ftuar nga Trump për të qenë në Bordin Nd...
Real Madridi rikthehet te fitorja, por `Bernabeu` mbetet në ...