Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj – Stublla, sot mori pjesë në takimin që kryeministri Avdullah Hoti organizoi me Ambasadorët e vendeve të Bashkimit Evropian të akredituar në Republikën e Kosovës.
Në takim është diskutuar qëndrimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës për dialogun dhe marrëveshje përfundimtare me Serbinë, dhe është theksuar se objektiv kryesor në gjithë këtë proces është njohja reciproke në mes dy vendeve.
Sipas MPJ-së, Qeveria e Kosovës do të dialogojë bazuar në parimet e vendosura në këtë proces, në kompetencat kushtetuese, në respektim të plotë të integritetit territorial, rendit kushtetues, dhe karakterit unitar të Republikës së Kosovës.
Policia në Gjakovë arreston dy persona të dënuar, ishin në a...
Dallaveret me vota, Kryeprokurori i Gjakovës del në konferen...
I shpëtohet jeta një 37-vjeçareje në Mitrovicë, pati gjakder...
Dy tifozë të Chelseat përfundojnë në spital në Napoli, klubi...
Nesër varroset fëmija që vdiq tragjikisht në lumin e Gadimes
Mbyllet për publikun seanca për spiunazh ndaj Bedri Shabanit...