Ministria e Integrimit Evropian në kuadër të aktiviteteve për koordinimin e asistencës së donatorëve të jashtëm në Republikën e Kosovës dhe me qëllim të rritjes së transparencës karshi këtij koordinimi lanson Platformën vizuale për transparencë të asistencës zhvillimore në Kosovë.
Në një komunikatë për media të kësaj ministrie thuhet se përmes kësaj platforme paraqiten kontributet e donatoreve për vitin 2014, si dhe projektet që janë duke u zbatuar përmes Instrumentit të Para Anëtarësimit IPA 2013 dhe 2014.
Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, vlerëson se kjo platformë që u publikua sot nga MIE si koordinatore e asistencës zhvillimore në Kosovë, ka për qëllim të rris transparencën dhe llogaridhënien dhe njëkohësisht tu ofroj qytetarëve qasje të lehtë për tu informuar mbi asistencën zhvillimore.
“Platforma pasqyron në mënyrë grafike ndarjen e donacioneve sipas donatorit, ndarjen sektoriale si dhe ndarjen e donacioneve në nivel të komunave. Përveçse shërben si metodë praktike për prezantimin e të dhënave të donatorëve, platforma gjithashtu ka për qëllim që të informoj opinionin mbi kontributin e donatorëve ndaj Republikës së Kosovës si dhe të rrit transparencën sa i përket koordinimit të asistencës së jashtme e cila kanalizohen në bazë të objektivave të Qeverisë së Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën e Ministrisë për Integrime Evropiane.
Ministria e Integrimeve ka dhënë edhe linkun ku jepen detaje shtesë rreth kësaj platforme. http://donors.mei-ks.net/Home/SQ
Hapet pika kufitare e Qafë-Thanës, ishte e bllokuar që prej ...
Të paktën 24 të vrarë pas sulmit ukrainas në rajonin e pusht...
Fier: 25 të rinj përfunduan në spital të dehur gjatë ndërrim...
Vesa uron Mirlindin për ditëlindje: Shumë krenare për burrin...
Presidentja: Datën e zgjedhjeve nuk e vendosa unë, KQZ-ja nu...
Nesër Akademi Përkujtimore për Nexhat Dacin në Kuvendin e Ko...