Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, gjatë ditës së sotme ka takuar bartësit e institucioneve të drejtësisë dhe atyre të sigurisë në Republikën e Kosovës, me të cilët ka diskutuar në lidhje me shënjestrimin e rasteve të nivelit të lartë të korrupsionit dhe krimit të organizuar, të cilat ndërlidhen me liberalizimin e vizave.
Gjatë këtij takimi, sipas kumtesës, kryeprokurori Lumezi iu ka dhënë detyra të reja dhe ka kërkuar nga Prokuroria Speciale, Prokuroria Themelore e Prishtinës, Policia e Kosovës si dhe departamentet gjegjëse në kuadër të policisë që t’i koordinojnë veprimet e tyre për trajtimin e rasteve të cilat tashmë janë prioritet nga Prokurori i Shtetit, si dhe të merren veprime konkrete për zbardhjen e rasteve që kanë të bëjnë me korrupsionin dhe krimin e organizuar në nivel të lartë.
Me qëllim të ngritjes së efikasitetit, kryeprokurori Lumezi ka kërkuar raportim të rregullt lidhur me trajtimin e këtyre rasteve, që janë duke u trajtuar nga Prokurori i Shtetit dhe Policia e Kosovës.
Të ftuar në këtë takim nga kryeprokurorit Aleksandër Lumezi, ishin kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Reshat Millaku, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Imer Beka, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, drejtori i Departamentit të hetimeve, Riza Shillova, drejtori i Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Policinë e Kosovës, Nazim Sahiti, drejtori I Divizionit për Krime të Rënda, Fehmi Hoti si dhe Shefin e Task Forcës kundër korrupsionit në Policinë e Kosovës, Shemsi Haziri.
Fundoset varka me emigrantë në Greqi, 18 të vdekur
Muçi i jashtëzakonshëm, realzion dy gola ndaj Goztepes
Arian Tahiri pjesë e listës së kandidatëve për deputet nga P...
Haradinaj publikon listën me 110 kandidatët për deputet në z...
Spektakël në Gjakovë: Hellems, hero i kuqezinjve ndaj kampio...
Abdixhiku e publikon listën e LDK-së me emrat e 110 kandidat...