Procesi i zgjedhjes së përfaqësuesve të fshatrave dhe bashkësive lokale në komunën e Ferizajt, i nisur para më shumë së dy viteve, ka mbetur në gjysmë. Mungesa e vullnetit politik për t’i dhënë zgjidhjen e duhur këtij procesi, por edhe politizimi i tij qysh në fillim siç duket e ka lënë peng këtë proces.
Përfaqësuesit e pushtetit, por edhe të opozitës, së fundi e kanë bërë fajtore një rregullore të Kuvendit, të cilën e kanë sjellë vetë, e që mandatin e përfaqësuesve e lidhë me mandatin e Kuvendit. Shikuar kronologjikisht ky proces ka nisur qysh në legjislaturën e kaluar me zgjedhjen e 16 kryetarëve të fshatrave, por që nuk është vazhduar pas zgjedhjeve të fundit lokale.
Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Ferizajt, Faruk Guri ditë më parë u ka kërkuar këshilltarëve komunal që të nisin procesin e ndryshimit të kësaj rregulloreje, konkretisht heqjes së nenit 4 i cili po e kufizon mandatin e kryetarëve të fshatrave me atë të kuvendit.
“Procesi duhet të nisë nga e para, fillimisht të ndryshohet rregullorja dhe tek më pastaj të shpallen zgjedhjet për kryetarë të fshatrave dhe vendbanimeve urbane, mandati i të cilëve duhet të zgjasë katër vite”, ka thënë Guri, teksa ka shpjegu ar se ndryshimi i rregullores duhet të kaloj nëpër procedurat e parapara, pa përjashtuar edhe diskutimin publik.
Në anën tjetër, opozita po mendon se Kuvendi pas marrjes së vendimit për ndryshimin e rregullores nuk duhet t’i hyjë procedurës së plotë të ndryshimit të saj, por vetëm të heq nenin 4 që e definon mandatin e kryetarëve.
”Propozimi që mandati i përfaqësuesve të fshatrave të mos lidhet me mandatin e kuvendit është parimor dhe kështu eliminon politizimin e këtij procesi, por që nuk duhet të zgjatet përmes procedurave të ndryshimit të rregullores aktuale”, ka thënë Gazmend Bytyqi nga radhët e PDK-së.
Por kështu nuk mendon bashkëpartiaku i tij, Ilir Orllati, i cili ishte i vetmi në Kuvend që shprehu mendimin e tij se zbatimi me kohë dhe i drejtë i kësaj rregulloreje nuk do t’i kishte sjellë këto probleme.
“Pushteti aktual ka qenë dashtë të zbatoj rregulloren në fuqi dhe me siguri tashmë do t’i kish im të gjithë kryetarët e fshatrave dhe zonave urbane “, ka thënë Orllati.
Për përfaqësuesit e pozitës neni 4 i rregullores i ka shkaktuar këto konfuzione, madje ata kanë kërkuar që sa më shpejtë të ndryshohet ajo në mënyrë që të fillohet me zgjidhen e problemeve që kanë lokalitetet e ndryshme.
Muhamet Çerkini, nga LDK-ja thotë se duhet të ndryshohet ky nen dhe se mandati i përfaqësuesve të fshatrave asesi të mos lidhet me mandatin e kuvendit.
”Me aprovimin e kësaj rregulloreje duhet të fillohet me procesin e zgjedhjes së përfaqësuesve të fshatrave sepse nuk duhet humbur kohë, kur dihet se ka shumë punë për tu bërë nëpër fshatrat e komunës”, ka thënë Çerkini.
Mungesa e përfaqësuesve të fshatrave po shihet si hendikep në komunikim në mes ekzekutivit të komunës dhe komunitetit të fshatrave dhe bashkësive lokale. Gjatë një takim me të parin e Ferizajt, Muharrem Svarqa, këta të fundi kanë kërku ar që krahas përmbylljes së këtij procesi të kompensohen edhe për punën e tyre.
Ndryshe, ky proces në dukje do të merr kohë, andaj deri atëherë pushteti duhet të gjejë forma tjera të komunikimit me qytetarët për problemet e tyre. Komuna e Ferizajt i numëron 44 fshatra dhe gati po aq vendbanime dhe zona tjera, të cilat po presin që sa më shpejtë t’i kenë edhe kryetarët e tyre.
Kurti për zgjedhjen e presidentit: Do t’i ftoj për takim kry...
Kuvendi i Shqipërisë sot në seancë plenare, diskutime për çë...
Irani kreu mbi 5000 sulme ndaj bazave amerikane në vendet ar...
Sekuestrohen 20 motoçikleta nё Pejё
“Pas Pavarësisë do të jetë lumturia më e mirë e shtetit tonë...
Skandali me njehsorët elektrikë, LDK sot mban konferencë për...