Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi, ka pritur sot në një takim drejtuesit e Federatës së Gjuetarëve të Kosovës (FGJK). Në këtë takim u diskutua rreth ruajtjes së fondit të kafshëve të egra në Kosovë dhe menaxhimin e përgjithshëm të gjuetisë.
Ministri theksoi se po punohet që të ketë një legjislacion edhe me të qartë sa i përket menaxhimit të gjuetisë dhe kërkoi nga federata që të kenë bashkëpunim me të madh me shoqatat komunale për ruajtjen e fondit të kafshëve të egra.
Gjithashtu ministri ofroi përkrahjen e ministrisë për anëtarësimin e Federatës së Gjuetarëve të Kosovës në Konfederatën Botërore të Gjuetisë si dhe në atë evropiane.
Me theks të veçantë u diskutua mundësia e shpalljes së një moratoriumi në gjueti, por ishte dakordim i të dy palëve që kjo të shqyrtohet pas miratimit të ligjit të ri për gjuetinë, i cili veçse është në proces të hartimit.
Gjithashtu temë diskutimi në këtë takim ishte edhe mundësitë e inventarizimit nacional të faunës së egër, si dhe vlerësimi i potencialit për gjueti.
Nga ana tjetër, drejtuesit e FGJK-s ë falënderuan ministrin për përkrahjen dhe e informuan për procesin e anëtarësimit në mekanizmat ndërkombëtarë dhe planet e tyre për një funksionim edhe me të mirë si federatë.
Haxhiu: Kurti dhe përfaqësuesit e partive opozitare diskutua...
Asambleja e PS në Durrës, Rama: Na duhet një mandat më i for...
Vetaksident në Prevallë, humb jetën një shtetas amerikan
Franca në OKB: Përgjegjësit për Banjskën të vihen para drejt...
Kurti nis vizitën në Londër, flet për “kërcënimet e vazhdues...
Ligji për të Huajt, Konjufca: S’është diskriminues, synon pë...