Komandanti i Forcës së Kosovës, Gjeneral Majori Guglielmo Luigi Miglietta, vizitoi sot komunën e Kaçanikut ku u takua me kryetarin e komunës, Besim Ilazi, me ç’rast diskutuan për situatën aktuale të sigurisë në Kosovë duke u fokusuar në fluksin e migrantëve dhe fenomenin e luftëtarëve të huaj që ndikojnë në rajonin e Ballkanit.
Kryetari i komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi ka shprehur mirënjohjen e tij ndaj Komandantit të KFOR-it për qëndrimin efektiv në ruajtjen e një mjedisi të qetë dhe të sigurt dhe liri të lëvizjes të qytetarëve të Kosovës.
“KFOR-i është faktori kryesor i sigurisë tonë,” tha kryetari Ilazi.
Gjatë kësaj vizite, me trupat e Detashmentit të Përbashkët Rajonal Jug (JRD-s, që veprojnë në Kaçanik, u takua edhe komandanti i Forcës së Kosovës.
“Duke folur për Ekipin Monitorues Ndërlidhës të KFOR-it (LMT) – Kilo 22, Gjeneral Miglietta i përgëzoi ata për profesionalizmin e tyre të lartë dhe i inkurajoi ata që të vazhdojnë rrugën e tyre për të formësuar ndryshimin”, thuhet në komunikatë.
Struktura aktuale e KFOR-it përfshin tre Detashmente të Përbashkëta Rajonale (JRD), që mbulojnë fusha të ndryshme, nga veriu në jug: JRD-Veri me seli në Novosellë, në “Ka mpin Marechal de Lattre de Tassigny,” JRD-Qendër me seli në Prishtinë, në “Kampin Film City” dhe JRD-Jug me seli në Prizren, në “Kampin Sulltan Murat.”
Qëndrimi i KFOR-it është formuar në përputhje me gjendjen e sigurisë në vend. KFOR-i mbetet fuqimisht e përkushtuar në ruajtjen e një mjedisi të qetë dhe të sigurt dhe lirinë e lëvizjes në të gjithë Kosovën.
En-Nesyri nuk bindet nga projekti i Juventusit, do transferi...
Protesta e PD-së/ 11 polic të lënduar, 17 protestues të arre...
Avdullah Hoti shpall kandidaturën për kryetar të LDK-së
Alpinisti amerikan ngjitet pa litarë në ndërtesën më të lart...
Ukraina dhe Rusia bien dakord për raundin e dytë të bisedime...
Këputet vinçi gjatë punimeve, lëndohet një punëtor në Shkaba...