Mbi 19 mijë kërkesa kanë qenë nga ana e qytetarëve gjatë dy muajve të verës për nxjerrjen e dokumenteve të ndryshme, bëri të ditur gjatë një konference për gazetarë drejtori i kësaj Drejtorie Faruk Hyseni. Ai tha se qytetarët kanë qenë të kënaqur me kryerjen e shërbimeve.
“Drejtoria për Administratë te Përgjithshme gjate kësaj kohe ka punuar me orar te shtuar që do të thotë se çdo dite pune deri në ora 18 edhe të shtunave nga katër orë paradite, me qëllim që të mos këtë vonesa për dokumentet në zyrat e gjendjes civile. Për dy muaj kemi pasur më shumë se 19 mijë kërkesa për dokumente të ndryshme . Dhe vlen te theksohet se përkundër këtij angazhimi nuk ka pasur asnjë pritje të gjatë dhe qytetarët janë mjaft të kënaqur dhe nuk kanë adresuar asnjë ankese”, tha drejtori Hyseni.
Gjithashtu gjate kësaj kohe Drejtoria e Administratës ka filluar edhe ndërtimin e dy zyrave të gjendjes civile në fshatrat Gaçke dhe Fshat i Vjetër.
“Po ashtu arkivin komunal e kemi dërguar në ish-Bibliotekën e qytetit, ku të gjitha dokumentet mund të gjenden aty. Është një ndër vendet me adekuate që kemi mund të gjejmë ndonëse nuk i plotëson të gjitha kush tet”, tha Hyseni.
U bë e ditur se shërbimi on-line është i kompletuar edhe në bazë të një marrëveshjeje me posten, por nuk ka pasur kërkesa për t’i dërguar në shtëpi dokumentet e porositura on-line.
Ka rifilluar procesi i verifikimit të rezultateve
Kisha në Amsterdam shkatërrohet nga zjarri në natën e Vitit ...
Zjarri në resortin e skive në Zvicër që la dhjetëra të vdeku...
Nesër i jepet lamtumira e fundit ish-kryeparlamentarit, Nexh...
Osmani shpreh ngushëllime për viktimat në Zvicër
Kurti: KEK-u po prodhon me kapacitet maksimal