​Jakup Krasniqi përfundon intervistimin në Hagë

10:43 | 24 Korrik 2019
M. A.

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka përfunduar intervistimin në Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale në Hagë.

Ish-zëdhënësi i UÇK-së nuk ka treguar se në çfarë cilësie është ftuar për t’u intervistuar.

Ditë më parë, Krasniqi deklaroi se është fatkeqësi dhe ironi e llojit të vet që në vend se Serbia të përballet me drejtësinë për krimet kundër njerëzimit dhe gjenocidit, ne duhet të mbrohemi nga akuzat e saj të trilluara.

Shpërndaje në rrjete sociale