Me kërkesë të Ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, sonte kryeinspektori i MTI-së Lulzim Syla, bashkë me inspektoratin kanë kryer inspektime në Komunën e Prishtinës nëpër lokale.

Arsyeja e këtij inspektimi ka qenë respektimi i rregullave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe Ministrisë së Shëndetësisë për tu mbrojtur nga virusi Covid-19, transmeton arbresh.info
Po ashtu Inspektorati i MTI-së ka kryer edhe inspektimet rutinore që bien në përgjegjësi të këtij institucioni.

Bizneset janë këshilluar se si duhet ta ushtrojnë veprimtarin e tyre pa i rrezikuar konsumatorët dhe stafin e tyre, duke vendosur maskat dhe mbajtur distancën e paraparë me udhëzimet e institucioneve.

Kryeinspektori Syla tha se inspektimet do të jenë të vazhdueshme edhe ditët e ardhshme, duke i koordinuar veprimet me institucionet tjera të Kosovës./arbresh.info/

Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ankandi i Titanik/ Jeleku i shpëtimit i anijes ‘fatkeqe’ shi...
Anijet turistike zvicerane dhe gjermane largohen nga Ngushti...
Netanyahu: Situata me Iranin nuk ka përfunduar
Muriqi për humbjen nga Turqia: Ëndrra ime u shua për 90 minu...
Rruga “Dardania” në Fushë Kosovë ende larg përfu...