Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka deklaruar se nuk është pezulluar lobimi për njohje të shtetit të Kosovës, por vetëm janë dakorduar me partnerët ndërkombëtarë që anëtarësimi shtetit tonë në organizatat ndërkombëtare të bëhet bashkë me ata.
Hoti i bëri këto komente në seancën e Kuvendit lidhur me dialogun Kosovë-Serbi, seancë kjo e cila po vazhdon.
“Nuk ka pezullim të aktiviteteve tona, jemi dakroduar me partnerët tanë që anëtarësimi jonë në organizatat ndërkombëtare të bëhet bashkë me ta, bashkë me partnerët tanë ndërkombëtar. Kjo është e vërteta”.
Hoti ka shtuar se zëvendësministrat janë zëvendësues dhe këshilltarë të tij dhe për këtë arsye kanë qenë në Bruksel, bashkë me të.
“Unë jam në kordinim me presidentin dhe kuvendin për këtë proces të dialogut. Kuvendi jeni ju deputet, thuani jo procesit të dialogut, unë do ta ndërpres procesin e dialog, nxjerreni ju një platformë se sit ë sillem unë në atë dialog, unë do ta respektojë atë platformë por për mua është Kushtetuta, asgjë tjetër”.
Muçi i jashtëzakonshëm, realzion dy gola ndaj Goztepes
Arian Tahiri pjesë e listës së kandidatëve për deputet nga P...
Haradinaj publikon listën me 110 kandidatët për deputet në z...
Spektakël në Gjakovë: Hellems, hero i kuqezinjve ndaj kampio...
Abdixhiku e publikon listën e LDK-së me emrat e 110 kandidat...
Këta janë 10 kandidatët e parë për deputetë në listën e PDK-...