Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj ka komentuar dorëheqjen e drejtorit të AKI-së, Shpend Maxhuni, punën e të cilit e ka vlerësuar me notë të lartë.
Haradinaj duke treguar arsyet e dorëheqjes së Maxhunit, që janë për shëndetësore, tha se puna e tij ka qenë e mrekullueshme si drejtor i AKI-së.
“Unë e di që ka pikëpamje të ndryshme për secilin prej nesh për etapa të ndryshme të jetës tonë ose për detyrat që kemi kryer. Ju flas me kompetencë, Shpend Maxhuni si drejtor i AKI-së është lart me notën e vlerësimit, prej meje në këtë rast, por edhe prej dhe aleatëve që punojnë në tema të njëjta. Motivacioni i dorëheqjes së tij, është vendim personal i tij. Motivacioni, është për arsye shëndetësore, të cilin e respektoj. AKI ka zëvendës drejtor, edhe pse ende nuk e ka kryeinspektorin, por edhe detyrën e kryeinspektorit e ushtron një zyrtar më i lartë i Inspektoratit të brendshëm”, tha Haradinaj.
Haradinja gjithashtu tha se nuk është lehtë me qenë kryeshpiun.
“Ka disa keqkuptime për punën e kryeshiounit. është zor me ditë sot. Si mundeni me gjyku punën e kryeshpiunit kur nuk e dini veprimtarinë e tij.
Ndryshe, kreu i AKI-së Shpend Maxhuni dje i ka dorëzuar dorëheqjen kryeministrit në detyrë Ramush Haradinaj, por nuk u patën bërë të ditura shkaqet e dorëheqjes./arbresh.info/
Edoni dhe Kenani përballë njëri-tjetrit, Juventus iu dëshiro...
“Gjithë kombi po brohoret për ju”, Ambasadorja Ziv mbështet ...
Ish-krerët e UÇK-së pritet ta përcjellin Kosovën nga Haga
Ekzekutohet paga e 13-të për sektorin publik
Shtohen masat e sigurisë për ndeshjen Kosovë-Turqi, bllokohe...
“Jemi me ju”, Osmani i jep forcë Dardanëve për ndeshjen e ma...