Parku Nacional “Gërmia” sot ishte më i qetë se dje.Për dallim nga e diela ku qindra qytetarë kanë festuar 1 Majin në “Gërmi”, numri i atyre që janë relaksuar sot është dukshëm më i vogël.
E kur numri i qytetarëve është më i vogël atëherë ka edhe më pak punë për punëtorët e “Hortikulturës” që është përgjegjëse për përkujdesje të “Gërmisë”.
Ata duhet të mbledhin mbeturinat që qytetarët i lënë prapa e që dje ishin bukur shumë.
Sot edhe pse “Hortikultura” kishte dalë në aksion, numri i mbeturinave ishte i vogël.
“Gërmia’ një ditë pas 1 Majit ishte shumë më e qetë dhe më e pastër se dje.
Trump: Falënderimi i takon Allahut, e marta “ditë ferri” për...
Ambasada e SHBA-së: Pashkë të gëzueshme dhe të bekuara për t...
Pashkë në hije lufte/ Papa Leoni XIV: Të mos paralizohemi ng...
Vuçiq: Është gjetur eksploziv pranë infrastrukturës së gazit...
Mishetiq dorëzon dosjen finale, kërkon lirimin e Thaçit nga ...
A mund të detyrohet Kosova të zgjedhë mes SHBA-së dhe BE-së?