Në emisionin “DPT TE FIDANI” i ftuar është deputeti nga radhët e LDK-së Arben Gashi.
Së fundmi Kryeministri Ramush Haradinaj ka deklaruar se të martën do të votohet Demarkacioni, Z. Gashi tregon se ku qëndron LDK-ja, a do ta votoj apo jo?
“Nëse vërtetohen spekulimet dhe informacionet e fundit për koncesionin ndaj Listën Serbe dhe për zhurmat që dëgjova, atëherë ne do ta rishqyrtojmë pozicionin tonë sepse nuk lejojmë të diskutohet për Trepçën”, ka thënë ai.
Ka pas deklarata nga anëtarët e PDK-së për kërkesat e Srpska listës.
A kanë arrit me i mbledh informata të mjaftueshme se tashmë ka koncesione përmes Qeverisë së Kosovës dhe Srpska Listës sa i përket marrjes së votës për Demarkacion?
“ Janë spekulime, dhe me sa e di unë po punohet që të kemi një votë të shumicës shqiptare për të kaluar çështja e demarkacionit dhe që demarkacioni mos të varet nga votat e listës serbe…” ka thënë Gashi.
Indonezi: Mbi 900 të vdekur nga përmbytjet, rreziku i urisë ...
Elezi: Më 7 dhjetor, në orën 23:59 mbyllet afati i subjektev...
Man City e shfrytëzon gabimin e Arsenalit, fiton bindshëm nd...
Ish-zyrtari i lartë i DEA-s akuzohet për bashkëpunim me kart...
Belgjika dhe Danimarka hapin ambasada në Tiranë, Spiropali: ...
Rama në SHBA, kërkon investime amerikane për Lojërat Mesdhet...