Kompania Regjionale e Mbeturinave “Pastrimi”, SH.A-Prishtinë ka njoftuar të gjithë klientët se duke filluar nga data 15 shtator e këtij viti, do të fillojë procedimin e klientëve borxhlinjtë në procedurë përmbarimore te përmbaruesit privat.
Sipas kësaj kompanie, kjo vlen për konsumatorët me borxhe të akumuluara ndër vite.
Kompania Regjionale e Mbeturinave “Pastrimi”, SH.A-Prishtinë nëpërmjet një komunikate thekson se është kompani e licencuar për largimin dhe grumbullimin e mbeturinave, e cila për qëllim ka shërbimin e grumbullimit dhe largimit të mbeturinave dhe krijimin e një ambienti sa më të pastër për secilin qytetar në komunat ku kryejnë shërbim.
“Duke pas parasysh faktin që Kompania “Pastrimi”, SH.A-Prishtinë, është kompani publike me vetëfinancim, që nënkupton që të hyrat e mjeteve financiare i siguron vet, mos pagesa e faturave të mbeturinave vështirëson punën e kësaj kompanie e sidomos gjatë periudhës së pandemisë. Prandaj, përmbushja e një shërbimi sa më cilësor për ambientin në të cilin frymojmë ka koston dhe shpenzimet e veta financiare. KRM “Pastrimi”, Sh.A. njofton gjithë klientët se duke filluar nga data 15 shtator 2020 do të filloj procedimin e klientëve borxhlinj në procedurë përmbarimore te Përmbaruesit Privat (kjo vlen për konsumatorët me borxhe të akumuluara ndër vite). Inicimi i kësaj procedure përmes Përmbaruesve Privat do të krijonte shpenzime shtesë dhe do të vështirësonte përmbushjen e obligimit te qytetarëve duke paguar taksën shtesë”, thuhet në njoftim.
Kompani iu ka bërë thirrje gjithë qytetarëve që të kryejnë obligimet e tyre duke bërë pagesat e faturës së mbeturinave, për t’i ikur procedurës përmbarimore.
Kurti viziton zyrtarët policorë për Vitin e Ri: Përkushtimi ...
Basha vizitoi institucionet që kujdesen për sigurinë dhe ren...
Bekimi i Vitit të Ri, dy vajza janë bebet e para të 2026-ës,...
Lotina dhe Mozziku e presin Vitin e Ri bashkë
Moska nxjerr pamjet e sulmit ndaj rezidencës së Putin
6 të lënduar nga mjetet piroteknike, njëri prej tyre rëndë