Ata, marrë individualisht dalin të jenë jo të parët në botë për nga pasuria (561.900 dollarë për person të rritur), por edhe të lënë vendin e dytë shumë larg tyre australianët, me nga 372 mijë dollarë
Edhe në një renditje tjetër zviceranët “grabisin” vendin e parë në botë. Ata, marrë individualisht dalin të jenë jo të parët në botë për nga pasuria (561.900 dollarë për person të rritur), por edhe të lënë vendin e dytë shumë larg tyre: australianët me nga 372 mijë dollarë; aAmerikanët me 345 mijë dhe norvegjezët me 312 mijë dollarë janë në vendin e tretë dhe të katërt të listës.
Këtë konstatim e ka arritur “Global Wealth Report” i Credit Suisse Research Institute. Për këtë raport, i cili ende nuk është publikuar, ka shkruar gazeta “NZZ am Sonntag” në numrin e sotëm, transmeton albinfo.ch. Edhe drejtuesja e përpilimit të këtij raporti, Lucia Waldner e ka konfirmuar atë që ka shkruar gazeta, duke u përgjigjur: “Zvicra është udhëheqësja e pakontestueshme sa i përket mirëqenies në gjithë botën”. Ndërkaq instituti i përmendur parasheh që deri në vitin 2020 pasuria mesatare e zviceranëve të arrijë në 606 mijë dollarë për person të rritur.
Ndërkaq, sipas raportit, zviceranët nuk janë të parët në botë vetëm sa u përket kursimeve. Ata janë “më të mirët” edhe kur është puna për hyrjen në borxh! Kështu borxhi mesatar për kokë zvicerani në vitin 2016 është rritur sërish dhe është i lartë në konkurrencë botërore. Ai këtë vit arrin në 20 për qind të pasurisë.
LDK fton qytetarët të kontrollojnë njehsorët, rastet shkojnë...
Me një gol në fund të pjesës së parë, Sllovakia shkon me epë...
Prania e NATO-s në Kosovë vlerësohet thelbësore për stabilit...
Veldin Hoxha me një supergol barazon rezultatin
Lladrovci nga stadiumi: Jemi këtu për fitore, për Kosovën dh...
Deputeti i VV-së: Osmani e ka shkelur Kushtetutën “me të dy ...