Pas javëve të hirit dhe lavës, tani vullkani Kilauea në Hawaii tani po nxjerrë gurë të çmuar në ajër.
Gurë të vegjël, të njohur si olivine, janë zbuluar nga banorët që jetojnë në Ishullin e Madh të Hawaii.
“Po, lava që po shpërthen tani po nxjerr shumë gurë të vlefshëm nga brendësia e tokës” tha për Mashable Cheryl Gansecki, një gjeolog në Universitetin e Hawaii, transmeton lajmi.net.
Sipas Ganseckit, olivina bartet në lava të ftohur me shpejtësi.
Vendorët kanë raportuar gjetjen e xhevahirëve të vegjël në terren dhe kanë postuar zbulimet e tyre në mediat sociale.
“Në mes të shkatërrimit dhe stresit, [miqtë e mi] u zgjuan në këtë – copa të vogla të olivinës në të gjithë tokën. Është fjalë për fjalë që bie shi gurë të vlefshëm. Natyra është me të vërtetë e mahnitshme, “shkroi Erin Jordan në Twitter.
Shkencëtari amerikan i Studimit Gjeologjik Wendy Stovall tha se nuk është e pazakontë që kristali i olivinës të jetë i pranishëm në shkëmbin e lavës. “Ka shpesh olivine në shkëmbinj në Hawaii,” tha ai.
Ndërkohë, vëllimi i madh i lavës që rrjedh në oqeanin e Gjirit të Kapohos ka formuar një gadishull të ri në ujërat e cekët.
Sipas Mashable, kjo është mënyra se si rriten Ishujt Havai. Fatkeqësisht, lava ka shkatërruar më shumë se 600 shtëpi.

Nesër përfundon rinumërimi i votave
Specialja shtyn për 27 shkurt fillimin e gjykimit ndaj Thaçi...
FSK-ja i bashkohet kërkimeve për një person të humbur në lum...
Mbappé i ashpër pas humbjes në Lisbonë: Kjo nuk është skuadë...
Kurti bëri homazhe në vendin ku u vra 15-vjeçari Gazmend Bra...
Vërshimet e janarit, AME evakuoi 42 persona dhe pati mbi 1 m...