Google ADS

Vajza që jeton me gjysmën e trurit (video)

20:02 | 11 Mars 2015
Arbresh.info

Për tre vjet, jeta e vogëlushes Cameron ishte një ankth me sulme të dhunshme që konsumuan ditët e saja madje edhe kërcënuan jetën e saj. Pas shumë testeve, mjekët i thanë prindërve të saj se kishte një mënyrë për të ndaluar këtë: E gjitha që duhej bërë ishte të heqin gjysmën e trurit të voglushes Cameron.

Kjo nuk ishte një diagnozë që një prind dëshiron të dëgjojë. Dhe zgjidhja me operacion nuk ishte një vendim i lehtë. Por alternativat ishtin: eliminimi i trurit të djathtë të Cameron ose jeta e saj.

“Ishte shumë e frikshme, sepse thjesht nuk mund të imagjinonim se çfarë do të jetë fëmija pas një operacioni të tillë të një trurit” tha Shelly Ann. “Fatmirësisht gjithçka doli mirë”.

“Për shkak se truri pediatrik është aq elastik, ana e majtë e trurit të saj mori rrolin edhe të anës së djathtë, dhe shikojeni tani. Ajo është një mrekulli”, tha Snyderman, duke shtuar se ajo duket si çdo tjetër fëmi 9-vjeçar.

Edhe pse e trembur nga kamera, Cameron foli për qëllimin e saj në jetë.
“Kur të rritem dua të jem një balerinë “, tha Cameron.
Tre vjet më parë, kjo ishte një ëndërr e pamundur. Sot, kjo është një gjë që mund të realizohet./arbresh.info/

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale