Jie sapo kishte nisur adoleshencën, kur u martua tre ditë pasi ishte takuar me 18-vjeçarin Wen.
Ata u takuan në një festival pranveror, ndërsa 13-vjeçarja po vizitonte familjen e bashkëshortit të ardhshëm.
Ai e bindi të qëndrojë dhe ajo u bë bashkëshortja e tij.
Për shkak se nuk i njihte praktikat e kontrollit të lindjeve, ajo mbeti shumë shpejt shtatzënë dhe la shkollën. Ky është një nga mijëra e mijëra raste në Kinë, kur fëmijët martohen në moshë të vogël.
Edhe pse mosha ligjore e martesës është 20 për femrat dhe 22 për meshkujt, familjet e injorojnë këtë rregull dhe i regjistrojnë martesat më vonë.
Fotografi Muyi Xiao ka vendosur të dokumentojë këto raste, transmeton mapo. Martesat në moshë fare të vogël po krijojnë atë që njihet si gjenerata e fëmijëve të humbur.
Kjo për shkak se kur çifti rritet, largohen në qytetet e mëdha, duke ua lënë fëmijët gjyshërve.

Vikor Orban humbi pas 16 vitesh në pushtet/ Von der Leyen pë...
Serbia promovon kriminelet e luftës, ngjall reagime për revi...
Kosova e mbyll grupin si lider, barazim me Malin e Zi
Orban pranon humbjen, uron Magyarin
Partia e tij po kryeson me 135 ulese ndaj Orbanit, reagon Ma...
Bora “shkrin” Sigal Prishtinën në sfidën e parë çerekfinale ...