Një telefon që dyshohet se është përdorur nga Adolf Hitler dhe përmes të cilit dha urdhërin për vrasjen e shummë njerëzve gjatë Luftës së Dytë Botërore del të jetë fallc.
Telefoni u shit në ankand në vlerë të 195,000 funtave, transmeton portali arbresh.info.
Fillimisht telefoni që mbante ngjyrë të zezë dhe më vonë u ngjyros me të kuqe, thuhet të jetë gjendur në bunkerin e Berlinit në vitin 1945 pas rënies së regjimit.
Por, pas shitjes një ekspert gjerman ka shokuar duke deklaruar se telefoni është ‘fallco’.

Frank Gnegel, shef i Koleksioneve në Muzeun Frankfurtit për Komunikim i tha Frankfurter Allgemeine se ‘s’ka asnjë dyshim që telefoni është fallco’.
“Telefoni aktual është prodhuar nga Siemens dhe Halske, por dorëza mund të jetë vendosur më pas në Angli. Ky nuk është prodhim origjinal”, ka shtuar ai.
Gnegal, i cili është përgjegjës për një nga koleksionet më të rëndësishme të historisë telefonike në Evropë theksoi për ‘fallcitetin’ në ndërtimin e telefonit./Arbresh.info
Haradinaj: Fitorja e UÇK-së në Shqiponjë, testament i mbrojt...
“Kemi luftuar ta ruajmë gjuhën”, Bebe Rexha mbështet protest...
Vidhen vazot e luleve të vendosura në rrugë nga komuna në Mi...
Juventusi tronditet në shtëpi nga Fiorentina, rrezikon pjesë...
Nesër protestë e re në Shkup, studentët shqiptarë kërkojnë z...
Pacolli ngre shqetësime për sigurinë e aeroportit të Vlorës ...