Studimi: Oqeanet dikur ishin të gjelbra, në të ardhmen mund të bëhen vjollcë

22:28 | 1 Shkurt 2026
E.H

Toka konsiderohet planet blu, si pasojë e ngjyrës së oqeaneve që zënë ¾ të sipërfaqes. Ideja u përforcua edhe nga fotografia historike e sondës Voyager në 1990, kur ndodhej në orbitën e Neptunit, rreth 6 mld km larg, ku planeti dukej si një pikë e kaltër, duke u etiketuar Pale Blue Dot.

Por më parë, ngjyra e oqeaneve ishte e gjelbër. Sipas një studimi të publikuar në revistën shkencore Nature, nga 4–2.5 miliardë vite më parë, oqeanet e parë, kur Toka ishte plotësisht ndryshe, ishin shumë të pasur me një lloj bakteri, që janë ndër të parat që zhvilluan fotosintezën, e që ndryshe quhen edhe alga të gjelbra.

Një element që mund të ketë ndikuar ka qenë prania shumë e lartë e hekurit, çka bënte që ngjyra të ishte pikërisht e gjelbër, por duke u pakësuar dhe shpërndarë në atmosferë, dhe me ndryshimet e mëtejshme në procesin e fotosintezës, u soll ngjyra blu me kalimin e miliona viteve.

Ndërsa shkencëtarët thonë se, nëse sasia e squfurit do të rritet si pasojë e një aktiviteti vullkanik intensiv dhe të gjatë, kjo mund të sillte sërish ndryshim të ngjyrës së oqeaneve, që do të bëhej vjollcë. Por nëse do të verifikohej, do të duheshin sërish miliona vite që ngjyra e ujërave të ishte në sfumaturat e ngjyrës lejla./tvklan.al

Shpërndaje në rrjete sociale