Stephen Hawking, i cili ndërroi jetë në shtëpinë e tij në Cambridge, në moshën 76 vjeçare të mërkurën, nuk priste që të jetonte kaq gjatë.
Fizikanti i njohur botërisht, i cili ishte njohur për punën e tij në fushën e kozmologjisë, relativitetit të përgjithshëm dhe gravitetit kuantik, kishte jetuar me një formë të rrallë të sëmundjes së neuroneve që kur ishte 21 vjeç, transmeton portali arbresh.info
Shkencëtari dhe drejtori i studimeve në Qendrën për Kozmologjinë Teorike në Universitetin e Cambridge, është përballur me mundësite e vdekjes së parakohëshme për më shumë se 50 vjet, megjithatë, ai nuk ka shfaqur asnjë lloj frike për vdekjen.
Në një intervistë për “The Guardian” në vitin 2011, Haëking tha se “frika nga vdekja është diçka që ai nuk e merrte në konsideratë”.
“Unë kam jetuar me perspektivën e vdekjes së hershme për 49 vitet e fundit”, tha ai. “Unë nuk kam frikë nga vdekja, por edhe të vdesë nuk e kam me ngut. Kam shumë gjëra që duhet t’i bëj së pari”.
Ai e kaloi pjesën më të madhe të kohës si një shkencëtar i përqendruar në një grup ekuacionesh të njohura si “teoria e gjithçkaje”, të cilën ai e përshkroi si “triumf i fundit i arsyes njerëzore”, sepse sipas tij, vetëm atëherë ne arrijmë në kuptojmë mendjen e Perëndisë./arbresh.info/
Çfarë kanë të veçantë njerëzit e lindur në muajin dhjetor?
SHBA dhe Ukraina diskutojnë për armëpushimin, para samitit e...
Parashikimi i motit për të dielën
Aksident i rëndë trafiku në autostradën Gostivar–Tetovë, tet...
Trepça triumfon bindshëm në Therandë, fitore edhe për Borën
Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën 40-vjeçari