Ajo është vetëm 11 vjeç dhe ka marrë çmimin si shkencëtarja më e re e Amerikës, për shpikjen e saj fenomenale: një mënyrë të lirë dhe të shpejtë për të diktuar ujin e ndotur me plumb.
Gitanjali Rao u zgjodh fituesja mes 10 finalistëve që kishin punuar për 3 muaj me shkencëtarët për të zhvilluar idetë e tyre.
Pajisja e vajzës së vogël përdor nanotubat e karbonit për të diktuar praninë e plumbit në ujë, e këtë e bën thuajse në sekondë, ndërkohë që metodat aktuale kushtojnë shumë dhe përfshijnë dërgimin e kampionit në laboratorë për t’u analizuar.
Mijëra sisteme uji në SHBA raportohet se janë ndotur nga plumbi dhe shpikja e Gitanjalit u frymëzua nga një krizë e ngjashme në Flint, në Michigan, ku zyrtarë lokalë po paditen për ndotjen e ujit.
Pajisja e saj quhet “Tetis”, sipas perëndeshës greke të ujit, e përmes një sensori të lidhur me një aplikacion celulari lexon thuajse në çast dhe mjaft saktë sasinë e plumbit në ujë.
Vjaza e re tha se dëshiron që ta përmirësojë pajisjen, në mënyrë që të shitet për publikun. Veç vlerësimit si shkencëtarja më e mirë e re në SHBA për vitin 2017, ajo mori edhe një shpërblim prej 25 mijë dollarësh.
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...