Google ADS

Shitet për 1.56 milionë dollarë letra e Ajnshtajnit për jetë të lumtur

19:27 | 24 Tetor 2017
Arbresh.info

Letra që Albert Ajnshajni ia dha një korrieri në Tokio, ku përshkruan teorinë e tij mbi jetesën e lumtur është shitur në një ankand në Jerusalem për 1.56 milionë dollarë.

Oferta fituese e tejkaloi shumë çmimin e parashikuar nga ankandi që ishte 5 mijë dollarë, sipas faqes së internetit të shtëpisë së ankandit Winner, transmeton portali arbresh.info

Letra është shkruar në vitin 1922 kur fizikani i lindur në Gjermani, i famshëm për teorinë e relativitetit ishte për një tur ligjëratash në Japoni./arbresh.info/

ajnshtajn

Shpërndaje në rrjete sociale