Në bregun lindor të Rusisë është gjetur një përbindësh i çuditshëm me qime që banorët lokalë i la të shokuar.
Krijesa ka një bisht të gjatë dhe është i mbuluar me lesh, dhe thuhet se është aq i madh sa tre burra dhe nuk ka kokë ose sy të dukshëm.
Banorët spekulojnë se ai është një specie e zhdukur që ka mbetur në thellësitë e detit. Por, shkencëtarët mendojnë se bëhet fjalë për balenë.
Svetlana Dadenko, biologe ruse, e cila është dëshmitare kësaj ngjarjeje të pazakontë, thotë se ishte e befasuar nga fakti se kafsha është me lesh.
“A është kjo ndonjë krijesë e lashtë? Shpresoj se shkencëtarët tanë do ta shpjegojnë këtë enigmë. Duket si një oktapod leshtor dhe është e çuditshme,” tha ajo.
“Mendoj se është një pjesë e balenës. Nën ndikimin e detit, motit, balena shpesh merr forma të çuditshme. Kjo është vetëm një pjesë e balenës, jo e gjithë kafsha,” tha biologu rus, Sergei Kornev.
https://youtu.be/IU6R6JJU284
Haziri: Oferta e Kurtit ishte votoni Glaukun, hyni në Qeveri
“Pak magji”, Klodi tregon se po kalon kohë në Shqipëri
Shtëpia e Bardhë: SHBA s’i ka dhënë afat Iranit që të përgji...
Pezullohet tarifa 234 euro për kyçje në ujë, lehtësohen bizn...
Deklarata shokuese në parlament, sqarohet Fatos Geci: Mjaft ...
Sot, para 27 vjetësh, Amerika dha sinjalin e parë se Kosova ...