Indiani Balbir Singh, i cili ka marrë pjesë në shembjen e xhamisë Babri në vitin 1992 që vazhdon të jetë temë e mosmarrëveshjeve mes myslimanëve dhe indianëve në Indi, ka marrë pjesë në ndërtimin dhe riparimin e më shumë se 90 xhamive pas konvertimit të tij në Islam, transmeton Anadolu Agency.
Sipas lajmeve në shtypin indian, Singh, pjesëmarrës në shembjen e xhamisë Babri nga indianët ekstremistë, pasi u konvertua në Islam mori emrin “Mohammad Amir” dhe me ndjenjën e tij si fajtor për këtë vepër ai ka marrë pjesë në ndërtimin dhe riparimin e më shumë se 90 xhamive.
Në një intervistë për India Today, Amir ka bërë të ditur se ka qenë i pari që me lopatë në dorë është ngjitur në kupolën e xhamisë gjatë shembjes.
“Menjëherë pas shembjes përjetova një ndjenjë shumë të madhe të fajësisë dhe ky ishte momenti kur vendosa të pranoj islamin”, u shpreh Amir. Ai theksoi se bashkë me shokun e tij Mohammed Umar, i cili po ashtu më pas ka pranuar fenë islame, e kanë përmbushur premtimin e dhënë për restaurimin e rreth 100 xhamive për faljen e mëkateve.

Rusia dërgon emigrantë në Evropë përmes tuneleve sekrete
U arrestua në Merdar me 1 milion euro, pezullohet nga detyra...
Spiropali me humor ndaj Kurtit: Albin, e ke sjellë diellin s...
Spiropali vazhdon takimet me liderët në Kosovë, pritet nga H...
Bunjaku: Do të jetë një ndeshje mjaft e vështirë dhe për kët...
Së shpejti hapet konkursi për ushtarë të rinj në FSK