Qyteti i quajtur “Atlantida Sovjetike”, dikur një bastion i sundimit të Stalinit, tani po fundoset në Detin Kaspik dhe ditët e saj janë të numëruara.
Qyteti Lundrues është një platformë kolosale e ndërtuar mbi det, që po shkatërrohet ngadalë pas 75 vjetësh histori. Ai u krijua në vitin 1949 me urdhër të Josif Stalin, kjo strukturë gjigante e naftës në brigjet e Azerbajxhanit dikur ishte simbol i fuqisë industriale sovjetike. Sot, ajo po kalon nëpër një periudhë rrënimi, për shkak të braktisjes.
Ai u zhvillua shpejt për t’u shndërruar në një qytet të plotë mbi det. Në kulmin e tij, platforma përmbante pothuajse 2,000 vende shpimi, 320 impiante prodhimi, 160 kilometra ura të ndërlidhura, 96 kilometra tubacione nafte dhe një infrastrukturë të kompletuar që përfshinte blloqe rezidenciale, teatër, spitale, dyqane, një stadium futbolli dhe madje edhe një vend për uljen e helikopterit, shkruan A2 CNN.
Sidoqoftë, pas rënies së regjimit sovjetik dhe vështirësive në mbajtjen, Neft Daşları filloi të degradohet. Pas shembjes së Bashkimit Sovjetik, rënia u përshpejtua dhe deri në vitin 2012, vetëm 30 kilometra rrugë lidhëse ishin në funksion.
Sot, Neft Daşları ende ka rreth 2,500 banorë dhe është i pasur me naftë, me rreth 30 milionë tonë të mbetura për t’u nxjerrë. Megjithëse në një gjendje të shkatërruar, platforma vazhdon të konsiderohet si nga më të rëndësishmet për Azerbajxhanin. Sidoqoftë, kjo strukturë, si një “Atlantidë moderne”, po fundoset ngadalë në ujërat e Detit Kaspik, duke lënë pas një histori të ambicies dhe naftës në mes të detit.
Tre emra fliten për të marrë stolin e Italisë, gjithçka do t...
Basha: Katër vitet e ardhshme janë mandat i autostradave e h...
Kusari: Kosova ka më pak burokraci për investime se sa vende...
I dënuari me 5 vjet burg në Shqipëri transferohet në Kosovë
Rama: Sazani tokë publike, as kemi ndërmend ta shesim, as e ...
Hargreaves pas vizitës në QKN: Pas certifikimit, është koha ...