Sipas një personi të ri të vetëshpallur si Nostrdamusi i ri, Kina dhe Rusia do të fillojnë luftën e tretë botërore kundër SHBA-ve, brenda gjashtë muajve të mbylljes së kufijve të Evropës për shkak të krizës së migrantëve, shkruan e përditshmja angleze Express.
Pastori Ricardo Salaza, që është i fundit në linjën e profetëve të botës fetare, beson se një asteroid masiv gjithashtu pritet të godas tokën, duke shkaktuar kështu tërmete në gjithë globin dhe vdekjen e më shumë se 1.2 miliardë njerëzve.
Pastori pretendon se është Nostradamusi i ri i cili ka parashikuar datat për sulmet e asteroideve, luftën e tretë botërore dhe madje edhe ardhjen e dytë të Krishtit. Ai është aq i sigurt se ka të drejtë, sa që gjithë profetët e tjerë të vetëshpallur kanë dështuar para tij. Ai madje ka caktuar një afat kohor për ngjarjet e fundvitit dhe ardhjen e dytë të Krishtit në vitin 2023.
Nëse shpresoni që viti 2016 do të jetë më i mirë, gjasat për këtë janë shumë të vogla nëse janë për t’u besuar paralajmërimeve të pastorit Ricardo Salazar. Në një video të postuar së fundmi në “YouTube”, ai u bën thirrje njerëzve të blejnë ushqim, ujë dhe ilaçe për të paktën një vit, duke krijuar kështu panik tek qytetarët.
Të kamufluar në një qese, parandalohet futja e dy telefonave...
Kurti në drekë pune me Ulutas, shpreh gatishmërinë dhe vulln...
Pamje nga tërmeti 7.6 ballë që shkundi Japoninë
LDK prezanton listën me 30 kandidatët për pesë degët e Prish...
Ramos konfirmoi largimin e tij nga Monterrey, do të jetë loj...
Komandanti i KFOR-it pret në takim Kurtin, shprehu përkushti...