Pesticidet dëmtojnë shumë peshqit. Në doza të larta janë mjaft toksikë dhe vdekjeprurës, por edhe në sasi minimale janë mjaft të dëmshëm, veçanërisht në rastet e ekspozimit kronik.
Sipas një studimi të publikuar në revistën Science, ato përshpejtojnë procesin e plakjes dhe shkurtojnë në mënyrë dramatike jetën, në rastin specifik të klorpirifosit. Ky është një pesticid tashmë i ndaluar plotësisht në Evropë, por gjerësisht i përdorur në Kinë, në disa vende në SHBA-të dhe në vende të tjera të botës.
Nga të gjitha analizat e kryera në ujëra mbi peshqit, rezulton se në ato liqene apo lumenj ku kjo substancë është e pranishme, popullsia e peshqve nuk kishte individë të plakur në terma biologjikë dhe fenomeni i plakjes ishte shumë i përshpejtuar. Pra, shkurton ndjeshëm gjatësinë e jetës, me ndikime të drejtpërdrejta në gjene.
Por kjo ka natyrisht pasoja ekologjike, me ndikim në riprodhim, diversitet gjenetik dhe numër popullsie.
Faktori pesticid është mjaft shqetësues, pasi përdorimi dhe sasia e gabuar ekspozojnë jo vetëm peshqit apo kafshët, por edhe njeriun, dhe të njëjtat rrjedhoja mund të verifikohen në gjithë zinxhirin e jetës, përfshirë humanët./Klan News
Brenda një javë katër vrasje në Kosovë
Vrasja e rëndë e dy personave në Majac, policia jep detaje
ShSKUK jep detaje për vdekjen e 73-vjeçares – gjendja e të d...
E rëndë/ Raportohet se ka ndërruar jetë në QKUK 73-vjeçarja...
“Kosova është shumë e motivuar, por ne jemi në fushën ...
Papa: Lufta në Lindjen e Mesme është skandal për njerëzimin