Ky peshk ton në madhësinë e një motoçiklete u shit për më shumë se 1.3 milionë dollarë në ankandin e parë të këtij viti në tregun e fashmëm të peshkut në Tokjo.
Peshku ton i llojit “Blu Atlantik” peshon 276 kilogramë. Shumën marramendëse për një peshk e paguan së bashku grupi i shitësve të peshkut me shumicë Jamajuki dhe rrjeti i restorantëve luksozë të sushit Onodera.
Bëhet fjalë për çmimin e dytë më të lartë për shitjen e një peshku në një ankand në këtë treg që prej hapjes së tij në 1999-ën në kryeqytetin e Japonisë.
Para 5 vitesh, një peshk ton që peshonte 2 kilogramë më shumë arriti rekordin prej 3.1 milionë Dollarë./tvklan
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron