Një pensionist nga Kina kishte grumbulluar aq shumë gjëra të vjetra saqë një ditë vendosi t’i hidhte ato jashtë banesës së tij duke bllokuar në këtë mënyrë edhe hyrjën e ndërtesës ku jetonte.
83 vjeçari Xu kishte një zakon të keq pasi i merrte artikujt e hudhur nëpër rrugë dhe i dërgonte në shtëpinë e tij.
Atij i ishin grumbulluar rreth 20 ton mbeturina të cilat i hodhi më pas para hyrjes së ndërtesës në provinën Shandong në Kinën Lindore, hyrje kjo të cilën banorët e ndërtesës do ta përdornin si dalje emergjente në raste të rreziqeve.
Sipas një raporti të gazetës Urban Peninsula, transmeton arbresh.info, fëmijët e të moshuarit kanë menduar se ai do të bënte riciklimin e mbeturinave të cilat i mblidhte mirëpo kur e kanë parë se ato vetëm shtoheshin e kanë kuptuar se diçka nuk është në rregull.
Pavarësisht ankesave të fqinjëve për rrëmujën dhe erën e shkaktuar nga mbeturinat, pensionisti u ka dalë atyre në mbrojtje duke bërë të ditur se po vazhdon të mbledh të tjera./arbresh.info.


Mbi 61% të votave të numëruar, LVV e para bindshëm me 50.24%
Mbi 48% të votave të numëruar, prin LVV me 49.18%
Sveçla: Rinia me Lalin ju sosin +4
Rezultatet e para: LVV-ja prin
Ramush Haradinaj propozon qeveri të opozitës, u bën ftesë LD...
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme