Shumë pak duhanpirës e dinë se cigareve po u shtohet edhe sheqer, sugjeron një studim i fundit.
Përveç kësaj, shumë pak e kuptojnë se shtimi i sheqerit rrit toksinat në tymin e cigareve, thonë autorët e studimit të botuar në revistën Nicotine and Tobacco Research, transmeton portali arbresh.info
Kohëve të fundit cigarette përmbajnë sheqerna natyrale dhe të shtuara, me qëllim të reduktimit të ashpërsisë së tymit dhe në këtë formë bëhet më e lehtë për t’u thithur. Kjo gjithashtu rrit sasinë e kimikateve të dëmshme në tym dhe potencialin e varur të pirjes së duhanit, tha autori i studimit Andreë Seidenberg.
Seidenberg dhe kolegët e tij kanë intervistuar 4,350 duhanpirës të rritur të cigareve duke i rekrutuar ata nëpërmjet Amazon Mechanical Turk për të marrë pjesë në një eksperiment në internet mbi reklamat e cigareve. Në fund të eksperimentit, marrësit e anketave iu përgjigjën dy pyetjeve rreth sheqernave të shtuara në cigare: “A është shtuar sheqeri cigare?” dhe “Shtimi i sheqerit në cigare rrit toksina në tymin e cigareve. Para këtij studimi, a keni dëgjuar ndonjëherë për këtë efekt të sheqerit të shtuar?” Pjesëmarrësit gjithashtu kishin mundësinë të japin komente të hapura në fund të studimit.
Studimi gjeti se 5.5 përqind e anketuesve e dinin se në cigare kishte edhe sasi të sheqerit.
Ai dhe kolegët e tij janë duke zhvilluar studime rreth sheqerit të shtuar në cigare dhe më pas rezultatet do të shfaqen në programet për lënien e duhanit./arbresh.info/
Eskalon debati në Big Brother VIP Albania 5
Fshehur në ngarkesën me arra, sekuestrohen 435 kg kokainë në...
Rritja e Nico Paz në Serie A, por edhe emra tjerë nuk mbeten...
Vuçiq thotë se ka pritur më shumë nga Trumpi
Shqipëria s’do ta rrisë çmimin e rrymës më 2026, thotë Karak...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim