Makina që shikoni në foto është një “Fiat 600 Jolly”. Ajo është prodhuar në vitin 1961 dhe ishte “protagonistja” kryesore e eventit “Monterey Car Week” në Santa Monica, SHBA.
E hedhur në ankand gjatë këtij aktiviteti, kjo makinë është shitur për një çmim prej 121 mijë dollarë (108 mijë euro). Ky model është përdorur në vitet ‘60-’70 nga njerëz të famshëm si Aristotle Onassis dhe Grace Kelly.
E restauruar plotësisht muajt e fundit, ajo e ka dyfishuar vlerën e saj fillestare prej 70 mijë dollarësh në hapje të ankandit. Çmimi me të cilin u shit ka vendosur një rekord të ri për modelin “Fiat 600 Jolly”, por vendin e parë për këtë markë e mban një “EdenRoc” e vitit 1956.
Me vetëm dy ekzemplarë në botë, të prodhuar në këtë sasi me kërkesën e vetë presidentit Gianni Agnelli, ajo është shitur për 660 mijë dollarë.
Atentat gjeneralit rus, plagoset pas të shtënave me armë zja...
Kosova synon podiumin në Paris Grand Slam 2026
Dyshohet për dallavere me vota, kryesuesja në Deçan ndalohet...
Sa shpenzoi PDK-ja nga tetori në dhjetor, KQZ publikon shifr...
Si i shpenzoi AAK-ja paratë brenda tre muajve
LDK-ja mbi 224 mijë euro shpenzime për tre muaj, 30 mijë vet...