Zbulohet një asteroid i ri, mund të godasë Tokën në 2032. Është etiketuar 2024 YRA dhe ka një diametër 40-100 m.
Mundësitë e goditjes në Tokë janë 1/83 dhe një përplasje mund të shkaktonte një shpërthim të ngjashëm me atë të ndodhur në vitin 1908 në Tunguska duke prodhuar një diametër prej 1 km.
Sipas Agjencisë Evropiane Esa ky zbulim është vendosur edhe në vëmendjen e Task Forcës së OKB, dhe do diskutohet në mbledhjen e radhës javën e ardhshme në Vjenë, për te diskutuar strategjitë e reagimit.
Esa aktualisht po e mban nën vëzhgim nëpërmjet Zyrës së Mbrojtjes planetare për të kalkuluar saktë trajektoren e tij dhe për të vlerësuar mundësitë dhe rreziqet e mundshme. Në diskutimet e javës së ardhshme do të merret parasysh edhe tema mbi mundësinë e devijimit të trajektores së këtij asteroidi.
Aktualisht ai gjendet në një distance prej 28 mln km larg Tokës, por është përllogaritur që do të afrohet pranë planetit tonë ne vitin 2028, duke ngushtuar ndjeshëm distancën. /Syri.net/
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit