Ndryshimi i klimës përbën një kërcënim në rritje edhe për akullnajat e gjetura në malet Hindu Kush dhe ato të Himalajeve.
Studimi zbuloi se nëse emetimes e CO2 nuk ndërpriten me shpejtësi, dy të tretat e këtyre fushave gjigande të akullit mund të zhduken, shkruan BBC, transmeton portali arbresh.info
Por, edhe nëse bota kufizon rritjen e temperaturave deri në 1.5C gjatë këtij shekulli, të paktën një e treta e akullit do të shkrihen.
Akullnajat janë burimi kritik i ujit për rreth 250 milionë njerëz që jetojnë në tetë vende të ndryshme të botës.
Majat e larta të K2 dhe Mount Everest janë pjesë e shkëmbinjve të ngrirë Hindu Kush dhe Himalayan që përmbajnë akull më shumë se kudo tjetër në Tokë, përveç rajoneve polare.
Por këto fusha akulli mund të kthehen në gurë të zhveshur në më pak se një shekull për shkak të temperaturave në rritje, thonë shkencëtarët.
Gjatë dekadave të ardhshme, shkrirja mund të përshpejtohet falë ngrohjes dhe rritjes së ndotjes së ajrit nga një popullsi në rritje.
Nëse temperaturat globale rriten me 2 gradë C, atëherë gjysma e akullnajave do të shkrihen deri në vitin 2100./arbresh.info/
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Tërmet i fuqishëm godet kufirin ShBA-Kanada
Shuma e jashtëzakonshme e parave që Salah mund të fitojë nës...
Parashikimi i motit në Shqipëri/ Si do variojnë temperaturat...
Qyteti ukrainas goditet nga një sulm “masiv”
Sot, në orën 23:59 mbyllet afati i subjekteve politike për d...