Një studim i ri ka lidhur ndryshimin e klimës me përhapjen në rritje të minjve në disa qytete amerikane dhe qendra urbane në mbarë botën.
Hulumtimi, i kryer nga Jonathan Richardson, profesor i biologjisë në Universitetin e Richmondit, ekzaminoi popullatat e brejtësve në 13 qytete të ShBA-së, si dhe në Toronto (Kanada), Tokio (Japoni) dhe Amsterdam (Holandë).
Sipas hulumtimit të botuar në revistën Science Advances, njëmbëdhjetë prej këtyre qyteteve kanë parë “tendenca të rëndësishme në rritjen e popullsisë së minjve” dhe këto tendenca ka të ngjarë të vazhdojnë në vitet e ardhshme.
Shkencëtarët që studiuan të dhënat mbi “pushtimet” e minjve raportuan se numri i brejtësve u rrit me 390% në Uashington, D.C., 300% në San Francisko, 186% në Toronto dhe 162% në qytetin e Nju Jorkut gjatë dekadës së fundit.
Qytetet e mëdha si Londra dhe Parisi nuk u përfshinë në studim për shkak të mungesës së të dhënave, por studiuesit besojnë se rezultatet mund të aplikohen në shumë metropole të tjera në mbarë botën.
“Nuk ka asnjë arsye për të menduar se situata do të ishte ndryshe në vende të tjera”, tha studiuesi kryesor Jonathan Richardson nga Universiteti i Richmond në Virxhinia.
Toronto ndër qytetet më të goditura
Në Toronto, një nga qytetet më të prekura nga ky shpërthim, banorët po dëshmojnë një rritje dramatike të popullsisë së brejtësve. “Kur ecni nëpër rrugët e Torontos, ka një zonë poshtë jush, thellë në sistemin e kanalizimeve, që është plot me minj”, tha Alice Sinia, krye-entomologe në kompaninë amerikane për kontrollimin e brejtësve, “Orkin”.
Numri i saktë i minjve mbetet i panjohur sepse nuk është studiuar kurrë në mënyrë sistematike, shtoi Sinia. Dy këshilltarë të qytetit të Torontos, Alejandra Bravo dhe Amber Morley, kërkuan vitin e kaluar për zhvillimin e një plani zyrtar menaxhimi për të adresuar problemin. “Është një kërcënim serioz për cilësinë e jetës kur njerëzit ndeshen me minjtë në shtëpitë, zyrat apo vendet e tyre të punës”, tha Bravo.
Qytete të tjera që kanë parë një rritje të popullsisë së minjve përfshijnë Oakland, Buffalo, Chicago, Boston, Kansas City dhe Cincinnati. Studimi u fokusua në qytetet amerikane, si dhe në Amsterdam, Toronto dhe Tokio, sepse këto qytete kanë të dhëna të ngjashme për minj.
Hulumtimi nuk përcaktoi numrin e përgjithshëm të popullsisë së minjve, por vetëm rritjen relative të ankesave me kalimin e kohës. Autorët e studimit theksojnë se rritja e temperaturës shoqërohet me një rritje të numrit të minjve. Minjtë e kanë të vështirë t’i mbijetojnë dimrit për shkak të madhësisë së tyre, por në temperatura më të larta ata mund të shumohen gjatë pjesës më të madhe të vitit dhe mund të kërkojnë ushqim për më gjatë.
Veçanërisht në Toronto, dimrat e ftohtë kanë shërbyer prej kohësh si “kontroll natyror i dëmtuesve”, duke eliminuar një numër të konsiderueshëm brejtësish. Megjithatë, temperaturat më të larta kanë nxitur një shpërthim në popullsinë e minjve të qytetit. /alsat
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën
Publikohet orari i Kupës së Botës, nis më 11 qershor
Forcat izraelite vrasin 6 terroristë, arrestohen dhjetëra të...
OEK i reagon Rizvanollit, do të iniciohet procedurë ligjore...
Haradinaj nominohet për kryeministër: Aleanca në zgjedhje ni...