Një asteroid në formë të kikirikut me madhësi të qiellgërvishtësit Empire State Building mundet një ditë të godasë Tokën, kanë paralajmëruar ekspertët e NASA-s.
Guri i njohur si 2015BN509 i është afruar Tokës gjatë javës së kaluar, kur fluturoi me shpejtësi marramendëse prej 70.500 kilometra në orë, transmeton Telegrafi.
NASA e ka etiketuar asteroidin i cili është rreth 200 metra i gjerë dhe 400 i gjatë, si “potencialisht të rrezikshëm” për Tokën.
Ndërtesa Empire State Building është 381 metra e gjatë, dhe nëse një asteroid me përmasa të kësaj ndërtese do të godiste Tokën do të kishte pasoja të mëdha.
Ky asteroid është kapur duke fluturuar nga teleskopi i quajtur Arecibo Observatory.
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...