Rima Karaki, moderatore në televizionin libanez “Al Xhadid”, është bërë heroinë e vërtetë në internet. Asaj, në transmetim të drejtpërdrejt, bashkëbiseduesi i tha që ta mbyllte, mirëpo ajo nuk lejoj një sjellje të tillë.
Rima intervistonte Hanie al-Sebin lidhur me krishterët që po i bashkohen ISIS-it në Lindjen e Afërt. Mirëpo, kur ndërhyri gjatë një përgjigje të tejzgjatur për këtë precedent historik, ai reagoi keq dhe ashpër.
“Me dëgjoni, mos më ndërpritni. Ju përgjigjen ashtu siç unë dua… çfarë sjellje është kjo”, ka thënë al-Seba, transmeton Indeksonline.
“Në rregull, por mos më fyeni, në këtë studio unë e udhëheqë emisionin”, i është përgjigjur moderatorja.
“A e përfundove? Mbylle, dua të flasë”, ia ka kthyer asaj bashkëbiseduesi. Pas kësaj, Rima kërkoi në studion që ta ndërpresë video-intervistën.
Moderatorja e ka përfunduar bisedën duke thënë se ndërmjet bashkëbiseduesve ose ekziston respekti ose intervista përmbyllet. /I.O
Vrstappen mposht Fernando Alonso për të marr fitoren në Mona...
“Pushtohet” Thethi! Turistët dynden pa ardhur vera
“Çka dreqin ju solli këtu”, Kërçeli reagon ndaj von Cr...
Një i vdekur, pas përmbytjes së anijes turistike në Itali
Drita blindon Ron Brojan
Haziri kërkon që kryetarët e komunave në veri të shkojnë në ...