Mbështjellja e foshnjeve tashmë është një mënyrë e njohur për t’i mbajtur ato nxehtë, dhe më të sigurta.
Të rritur shpesh herë shfaqin refleksin e njejtë, sidomos gjatë pushimit ose fjetjes, kjo është edhe arsyeja pse shumë njerëz kanë dëshirë që të flenë me batanije apo në pozicionin e fetusit.
Mirëpo, në Japoni është një praktikë e cila së paku në pamje të parë mund të duket paksa e çuditshme. Kundër stresit dhe për qetësim përdoret metoda e quajtur Otonamaki, e cila u mundëson të rriturve që të përjetojnë ndjenjën e njejtë që u kujton atyre kohën kur ishin foshnje.
Kjo pozitë besohet se përmirëson pozitën e drejtë të trupit, liron muskujt e tensinouar dhe krijon ndjenjën e qetësisë. Megjithatë, disa doktorë janë kundër kësaj praktike- duke argumentuar se qëndrimi në të njejtën pozitë për 20-30 minuta dëmton shpinën.
Kryeministrja e Danimarkës: Trump ende i interesuar për ta m...
Parashikimi i motit në Shqipëri/ Si do variojnë temperaturat...
Përvjetori i Pavarësisë së Kosovës shënohet në Kapitolin e S...
Baby G eliminohet nga Big Brother VIP Albania
Trump i jep Iranit një muaj afat: Përndryshe, do të pasojnë ...
Via Ferrata dhe Ura Tibetiane në Jezerc të Ferizajt rrisin t...